Shkeli diçka në lumë, vajza 8-vjeçare bën zbulimin e madh

356

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Suedi.

Një vajzë 8-vjeçe ka gjetur një shpatë 1 mijë e 500 vjeçare, teksa ishte duke qëndruar rastësisht me babanë saj buzë lumit.

Saga Vancek kuptoi se kishte shkelur papritmas një shpatë të gjatë 85 cmm.

Një nga zyrtarët e muzeut lokal tha se në shpata të ngjashme kanë hasur edhe njerëz të tjerë që kanë kërkuar pasuri në këtë lumë, por asnjë nuk ishte si ajo që kishte gjetur vogëlushja.

Nga kërkuesit në këtë lumë është gjetur edhe një brosh që datonte para 4 shekujve.

Arkeologët janë vënë në kërkim për të kuptuar se përse gjithë këto pasuri po gjinden në këto ujëra.