LAJME / E Shtunë 6 Tetor 2018, 11:11

Një copë hudhër në stomak të zbrazët dhe shihni çfarë i ndodhë trupit tuaj pastaj

Ngënia e hudhrave nuk është aq tërheqëse për njerëzit, sidomos në stomak të zbrazët. Njerëzit mund të bëjnë shaka me këtë gjë ? pasi vetëm gjyshet do ta bënin, por ndoshta ky është një nga sekretet përse njerëzit më të vjetër ishin më të shëndetshëm.

Sipas studimeve, hudhra njihet si antibiotik i fortë natyror që parandalon dhe trajton shumë sëmundje. Fuqia e saj rritet nëse konsumohet në stomak të zbrazët, transmeton lajmi.net

Mund ta pyesni veten pse është më e fuqishme në stomak të zbrazët? Sepse bakteret janë të ekspozuar dhe nuk janë në gjendje ta mbrojnë vetën.

Hudhra, sipas shumë studimeve, lehtëson simptomat e hipertensionit, rregullon qarkullimin e gjakut, ndihmon në problemet e zemrës dhe inkurajon punën e mëlçisë e të fshikëzës. Është gjithashtu efektiv kur trajton problemet e stomakut si diarea. Disa studiues pohojnë se ndihmon edhe me nervozën dhe stresin, por vetëm nëse konsumohet në stomakun bosh.

Hudhra stimulon tretjen dhe oreksin, por gjithashtu kontrollon nivelet e stresit dhe në këtë mënyrë ndalon prodhimin e acidit të tepërt në stomak. Hudhra njihet si ushqim shumë shërues dhe për kohë të gjatë përdoret në botë.

Hudhra përdoret për detoksifikim në mjekësi alternative. Pastron trupin nga parazitët dhe krimbat, parandalon sëmundjet dhe llojet e ndryshme të kancerit.

Megjithatë, ajo mund të shkaktojë reaksione alergjike, kështu që nëse jeni alergjik ndaj hurdhave, mos i hani kurrë të papërpunuara. Nëse merrni skuqje ose dhimbje koke pasi të hani hudhër, ndaloni menjëherë konsumimin e saj.

Hudhra, është ndër mrekullitë shëruese që na ka dhënë natyra, andaj era dhe shija e tmerrshme nuk duhet t?ju ndalojnë ta konsumoni atë.