LAJME / E Shtunë 6 Tetor 2018, 10:10

Letër personit që shkatërroi dashurinë dhe emocionin tim!

?Shpresoj ende e mban mend vajzën e buzëqeshur që jetonte mrekullueshëm çdo moment të jetës së saj. Ajo vajza që me buzëqeshje kalonte çdo vështirësi që i dilte përpara dhe që dhimbjet i shndërronte në gëzim dhe forcë. Ishte ajo vajza që të deshi aq shumë, më shumë se veten. Vajza që besonte se e gjitha bota është e saja, vetëm kur dëgjonte zërin tënd në telefon. Vajza që nuk u lodh nga ty edhe kur ti nuk kishe kohë e dashuri për të.

[caption id="attachment_20880" align="aligncenter" width="1280"] Signature --- Image by © Royalty-Free/Corbis[/caption]

Ty të pëlqente gatishmëria e saj, për t?ju përgjigjur thirrjeve të tua kohë pa kohë, vetëm atëherë kur ti kishe nevojë. Dhe ajo, pa një pa dy, ishte e gatshme, lumturohej dhe prezantohej si njeriu më i lumtur në Botë. Të pëlqente të shihje dikë që ishte kaq e dhënë pas teje.

Ajo sot gjendet para shumë dyshimeve, duke u mbytur në mendimet e saj. Ajo po merr në pyetje veten mbi atë se kush është dhe çfarë kërkon nga jeta? Ajo tani është e vetëdijshme se është e vetme në këtë situatë, sepse ajo zgjodhi të vazhdojë e vetme, duke marrë parasysh stuhitë e furishme që mund të vijnë.

Gabimi më i madh që ajo bëri në jetë ishte që t?u bë kujdestare dhe ishte krah teje në çdp moment. Ndoshta ti e ke quajtur të çmendur sepse kështu e quante edhe shoqëria e saj, por asaj asnjëherë nuk iu zbeh dashuria për ty.

Në realitet ajo kishte frikë të pranonte gabimin e saj. Gabim, që e la trupin, zemrën dhe mendjen në duart tua.

Kur ti hyre në jetën e saj, i premtove se do të jesh aty gjithmonë për ta ndihmuar. Ngadalë ajo filloi të besojë se ti do të jesh shpëtimtari i saj. Ajo ju tha sekretet e saj më të errëta dhe ju tregoi plagët e saj më të thella. Ajo ju tha se është bërë e varur nga ju, nga prania juaj, nga buzët dhe fjalët tua.

Ajo të besoi ty dhe jetës. Ti ke mbetur në krye të listës së saj të bisedave. Nga mesazhet e ëmbla të mëngjesit deri tek tekstet për një ?natë të mire?, ti ke ndarë çdo hollësi të vogël të ditës tënde me të. Ti dëgjoje këngët e reja me të dhe flisje për tekstet që keni dashur më së shumti. Ju shkëmbyet gjëra të ëmbla ditë e natë me njëri tjetrin.

Ajo e hapi zemrën e saj për ty dhe të dha besimin. Ajo nuk e kuptoi që ti ngadalë po bëheshe e tërë jeta e saj.

Por ti shpejtë fillove të ndryshoje. Ajo qëndronte aty e çuditur nga sjellja jote. Tekstet e tua tani ishin më të shkurta dhe më të ftohta, akull të ftohta. Ti nuk kishe më kohë për të. Ajo filloi të fajësonte veten dhe pyeste veten se ku kishte gabuar.

Ajo vazhdoi të të priste për ty. Por ti ishe tepër i zënë për tu marrë me të. Sa më shumë që nuk e dëgjonit e nuk e shihnit ajo më shumë e humbte veten. Ti zgjodhe dikë tjetër në vend të saj e ajo vazhdonte të acarohej me miqtë,familjen për ty, që i kërkonin të hiqte dorë nga ti.

Sot, kjo vajzë është vërtetë e lodhur, e lodhur dhe pa ndonjë arsye për të qëndruar me ty.

Ju e bëtë të besoni se ajo mund të jetë ?dikush për një kohë?, por nuk mund të jetë ?dikush përgjithmonë?.

Udhëtimi i të dashuruarit nuk kishte qenë kurrë i lehtë për të. Ajo vazhdoi të heqë dorë nga respekti për veten e saj, sepse ti ishe shumë kokëfortë për të hequr dorë nga egoja jote.

Më në fund, erdhi dita kur frika e saj më e madhe u shndërrua në realitet. Ajo e pranoj, ishte gabimi i saj. Kjo fjalë e copëtoj shpirtin e saj. Çfarë mund të përjetonte më keq, se sa të pranonte se çdo gjë me ty ishte GABIM.

Çdo natë, ajo qan e vetme para gjumit, sepse ajo dëshiron të kuptoj se çfarë gaboi. Ajo ende fajëson veten për gjithçka. Ajo bërtet dhe dëshiron të dijë pse ajo nuk ishte e mirë për ty. Ajo thërret me zë të lartë emrin tënd, por nuk të sheh askund. Ajo të donte ty. Ajo ende bën e sheh fytyrën tënde kur sheh diellin. Por edhe ajo nuk e di se çfarë të bëjë tani.

Ajo e di vetëm një gjë: Ajo do të jetë e jotja deri në frymën e saj të fundit?.

Sinqerisht, vajza që u thye nga Dashuria