LAJME / E Shtunë 6 Tetor 2018, 10:10

Banorët dëgjonin të qara që vinin nga varrezat gjatë natës, në mëngjes nuk u besojnë syve çfarë shikojnë aty

Një i porsalindur është gjendur i braktisur në një varrezë të infektuar me minj, por fatmirësisht ka mbijetuar.

Për fat të mirë, klithma e fëmijës dy muajsh ka tërhequr vëmendjen e banorëve të banesave aty afër të cilët kanë nxituar për shpëtimin e tij.

Foshnja u dërgua menjëherë në spital ku mjekët bënë me dije se ai kishte qëndruar në varreza për disa orë.

Ndërsa autoritetet njoftojnë kanë gjetur nënën e foshnjes.

?Një fqinj e gjeti foshnjën kur e dëgjoi atë të qante, dhe lajmëroi menjëherë mjekët?, tha një nga banorët për ?Daily Mail?.

?Ata thanë se fëmija ishte lënë aty gjatë gjithë natës, dhe mund të kishte qenë shumë më keq nëse askush nuk do të kishte dëgjuar të qarat e tij?.

?Fatmirësisht fëmija ka shpëtuar nga qentë endacakë dhe minjtë në varreza, kjo falë Zotit, që tani është i sigurtë?.

Nëna e fëmijës u arrestua për shkak të braktisjes së foshnjes së saj.