LAJME / E Premte 5 Tetor 2018, 13:01

Psikologët japin alarmin: Qëndrojuni sa me larg këtyre vjehrrave “monstër”,

Shpesh marrëdhënia mes nuses dhe vjehrrës nuk është e rrethuar nga ngjarjet pozitive apo dashuria, ndonjëherë kjo marrëdhënie është problematike dhe kjo gjë është e dukshme por jo të gjithë arrijnë ta kuptojnë.

Si ta kuptojme nëse vjehrra është problematike? Ajo mendon dhe kërkon të ketë gjithmonë të drejtë. Ajo nuk e ka asnjëherë gabim, nuk e pranon këtë dhe nuk kërkon asnjëherë falje. Në sytë e saj jeni gjithmonë ju në gabim.

1? Ajo ju injoron në më të shumtën e kohës. Madje nuk e dëgjon fare atë që jeni duke thënë, e madje nuk tregon interes ndaj gjërave që ju pëlqeni.

2? Përpiqet të tregojë në të gjitha rastet se ju nuk jeni mjaftueshëm e mirë për djalin e saj. Edhe nëse nuk e tregon në mënyrë direkte mund ta shprehë në forma të tjera por duke dhënë një mesazh të qartë.

3? Për të treguar që ka dominancë tek ju, do të përpiqet t?ju bëjë të bëni gjëra që i pëlqejnë asaj. Kjo nënkupton të përshiheni në të gjitha eventet që ajo do, të qëndroni me të gjithë njerëzit që ajo do, të gatuani si ajo do, pra të bëni të gjitha gjërat që ajo do. Dhe nëse nuk bëni siç ajo do, mund të ndodhë që të përpiqet të kthejë të gjithë njerëzit kundër jush, e madje mund të fillojë të ushtrojë presion mbi bashkëshortin tuaj për t?ju lënë pasi ju nuk e bëni të lumtur.

4? Nuk respekton hapësirën tuaj, fjalën apo zgjedhjet tuaja edhe nëse bëhet fjalë për fëmijët tuaj.

5? Do të përpiqet që me dashurinë e djalit të saj të arrijë të komandojë dhe nëse ai nuk e bën këtë, ajo do të përpiqet ta ndëshkojë edhe atë. Në të njëjtën kohë mund të përdorë kundër jush edhe respektin që partneri juaj mund të tregojë për familjarët tuaj.

6? Në publik sillet si e edukuar dhe si një person që do që familja të jetë e bashkuar. Shumë njerëz do t?i besojnë dhe nuk duhet të përpiqeni t?i bëni të ndryshojnë mendim.

7? Do të përpiqet që gjithmonë të kontrollojë të gjitha zgjedhjet dhe vendimet që do të marrin fëmijët e saj, duke përfshirë partnerin tuaj, e madje edhe vendimet që ai merr në drejtimin tuaj.

8? Në një moment mund të duket sikur situata është normalizuar dhe tashmë mes jush nuk ka konflikte. Qëndroni vigjilente pasi ajo mund të nxjerrë nga momenti në moment një zënkë apo ngacmim ndaj jush.

Këshilla e psikologëve? Ruani distancat! Zakonisht marrëdhënia nuse-vjehërr, nëse kjo e fundit është me karakteristikat e mësipërme, nuk do të funksionojë ansjëherë si duhet! Me kalimin e kohës do të mësoni si ta menaxhoni marrëdhënien në mënyrën e duhur pa përkeqësuar gjendjen tuaj emocionale. Per me shume Shikoni Videon