Një adoleshente që nuk e dinte se ishte shtatzënë e kuptoi se çfarë po ndodhte me të në momentin që i filluan dhimbjet e lindjes dhe i plasën ujërat.
Milaois Murphy e kuptoi që ishte shtatzënë në momentin që lindi vajzën e saj të vogël që peshonte vetëm 453 gram në dyshemenë e kuzhinës.
Harper, vajza e vogël e 18-vjeçares, erdhi në jetë vetëm 26 javëshe ndërkohë që një ambulancë ishte nisur rrugës për në shtëpinë e adoleshentes në mes të natës.
Vajza tregoi për mediat se foshnja i rrëshqiti nga pantallonat dhe ajo siç ishte në panik kishte thirrur të ëmën që të shikonte se çfarë ndodhi.
Adoleshentja u shpreh:
Ajo lindi në dyshemenë e kuzhinës. Kur lindi lëshoi një ulërimë të vogël dhe më pas ndaloi së marri mfrymë, ishte nëna ime ajo që e solli në vete. Vajza kishte të njëjtën madhësi a dora e nënës sime. Ajo ishte vetëm 453g.?
Milaois tha gjithashtu se nëna e saj është super, pasi të mos ishte për të, vajza e saj e vogël nuk do ia kishte dalë mbanë. Sa I përket shtatzënisë, ajo kishte pasur dhimbje gjithë natës, por mendonte se bëhej fjalë për apandesit.