LAJME / E Premte 5 Tetor 2018, 22:10

Letër e Fundit Për Mashkullin që Më Theu Zemrën

Si ke qenë? Shpresoj të jesh mirë dhe e kam me të vërtetë.

Nuk po tregohem false dhe as sarkastike siç mund ta ndjesh për shkak të mënyrës së ?dreqosur? me të cilën rrugët tona u ndanë. Jo, nuk të urrej aspak, në fakt jam shumë e lumtur që rrugët tona moren drejtime të ndryshme dhe po, do të doja që kurrë më të mos piqeshin bashkë.

Ti ndikove në jetën time më shumë se njerëzit me të cilët u rrita dhe megjithëse e pata të vështirë që ta kuptoja në atë moment, më ka bërë më shumë mirë sesa keq.

Jam mirënjohëse për të gjitha mësimet e vlefshme që mora si rezultat i të qenit me ty.

Të kujtohet kur luaje me ndjenjat e mija, ku një ditë më bëje të ndihesha në qiellin e shtatë dhe ditën tjetër më rrëzoje në tokë.

Jam e lumtur që ma bërë këtë, këtë shaka të ashpër, ku ndaheshe dhe më pas ditën tjetër riktheheshe gjithë buzëqeshje thjesht sepse doje të dije reagimin tim nga të mos qenit me ty.

Epo, për mua, kjo nuk ishte për të qeshur dhe tani e kuptoj se sa keq më bëri që investova kaq shumë nga vetja në dikë që nuk ishte as i pjekur mjaftueshëm emocionalisht për të kuptuar se çfarë kjo do të thoshte.

Ti më mësove që të mos bie brenda me një person egoja e të cilit është më e rëndësishme sesa lotët e partneres së tij. Dhe në fakt kjo gjë nuk duhej të më kishte surprizuar edhe aq, sepse ti ke luajtur me mua që ditën e parë.

Mbaj mend se sa vuaja nga ankthi për shkak se ti me jepje gjithnjë sinjalet e gabuara.

Për pjesën më të madhe të kohës, unë as nuk e dija nëse edhe ti më pëlqeje apo jo. Po pëlqeje, sepse edhe pse unë mund të të kem dashur, e di që ti nuk e bëre kurrë. Ti doje vetëm veten.

Kështu ti luajte me ndjenjat e mia deri sa ishte i pasigurt. Nuk isha e mirë mjaftueshëm për ty që të isha me ty në momentin që kërkova, por nuk isha edhe aq e keqe sa të më lije pa e menduar mirë, apo jo? Dhe ti mendojë që të bëje një zgjedhje ndërkohë që më torturoje, por nuk ka problem.

Mësova se pavarësisht se sa mund ta dua dikë, nuk do të varem pas çdo fjale të tij të dykuptimshme dhe tani që e di rënndësinë e qartësisë, nuk do të lejoj kurrë që një narcist të luajë me ndjenjat e mia në këtë mënyrë, me shpresën se një ditë do t?i dukem e denjë.

Sa për ndjenjën e konkurrencës me femrat e tjera që më krijove, duke sjellë në mua pasiguri për veten që nuk e dija as që ekzistonin dhe duke më vënë në pah se sa i kërkuar ishe, kuptova se atë gjitha ato femra nuk ishin konkurrenca ime.

Ne ishim të gjitha së bashku në këtë, për të harruar meshkujt si ti, që mendojnë se duhet të luftojmë me njëra-tjetrën për të pasur vëmendjen tuaj. Jo faleminderit, preferojmë të pimë një kafe të gjitha bashkë.

Faleminderit që më mbajte të fokusuar. Atë kohë që shpenzova me ty, gjithnjë duke u shqetësuar se çfarë duhej dhe nuk duhej të bëja dhe se si ti do te reagoje.

Papritmas, isha aq në presion sa nuk mund të merrja frymë. Kjo ishte koha kur kuptova rëndësinë e stabilitetit. Unë nuk e vlerësova kurrë ndjenjën e lirisë dhe kontrollit të jetës sime dhe mbase, kjo është arsyeja se përse e dorëzoja kaq shpejt jetën time në duart e tua.

Por ti u sigurove që unë ta marr këtë si një mësim dhe të mos e përsëris më kurrë sepse tashmë e di çmimin që pagova.

Faleminderit që gjithnjë more dhe kurrë nuk dhe. Që kërkove gjithmonë dashurinë dhe mirëkuptimin tim dhe prapë nuk u afrove kurrë emocionalisht me mua.

Sa herë që tregoheshe xheloz dhe posesiv ndaj meje, mendoja se ishte një gjë e mirë, që më në fund ishe gati për t?u përkushtuar. Por jo, ti thjesht doje që të kishe kontroll në jetën time, dëshiroje çdo gjë që kisha për të ofruar, mendjen time, trupin, shpirtin dhe në këmbim nuk arrite të me jepje as përkushtimin tënd.

Mësova se sa budallaçkë isha që shpenzova kaq shumë nga koha dhe ndjenjat e mija në ty, kur ishte e qartë se ti nuk ishe i gatshëm që të investoje ndonjë.

Faleminderit për çdo herë që më ke lënë duke pritur. Më ka mësuar se i vetmi person në jetë për të cilin kam nevojë për të qënë e lumtur, jam vetë unë.

Faleminderit që më bërë të shikoj se sa mizore, e paarsyeshme dhe egoiste bota mund të jetë.

Tani, jam më e përgatitur për t?u përballur me njerëzit si ti, pa i urryer ata, sepse e kuptoj gjithashtu edhe atë që ata po përjetojnë.

Dhe mbi të gjitha, faleminderit që më le. E di, kur e bëre u ndjeva e thyer dhe e shkatërruar, por që në të vërtetë ishte gjëja më e mirë që ke bërë për mua gjatë gjithë kohës që ishim bashkë.

Kur ti u largove, mendova se nuk do të jetoja dot pa ty. Unë nuk e dija. Jo vetëm që po jetoj pa ty, por unë edhe po lulëzoj pa ty. Më kapin të dridhura kur e mendoj se si do të ishte jeta ime nëse do të ishim prap bashkë.

Jam një njeri më i fortë, por jo tërësisht për shkakun tënd, e kisha gjithnjë këtë forcë brenda meje, por po, të jam mirënjohëse që më ke treguar çdo gjë për të cilën unë isha e aftë