8-vjeçarja gjuajti një mesazh në det, zbulohet 29 vjet më vonë dhe është i pabesueshëm

407

Një grua në Karolinë të Jugut në SHBA ka rizbuluar një mesazh në një shishe të cilën e kishe gjuajtur në det 29 vite më parë.
Më 26 shtator 1988 dhe në moshën 8 vjeçare, Miranda Chavez ia shkroi një mesazh botës dhe e hodhi atë në det në plazhin Edisto.

Shishja udhëtoi 100km në jug të gjirit të Atlantikut dhe doli në Ishullin Sapelo, Gjeorgji.

Ai u gjet këtë vit nga Linda Humphries dhe burri i saj David gjatë një pastrimi të plazhit lokal.

Humphires e shpërndau letrën në Facebook, me shpresë se do ta gjejë shkruesin e saj që tani duhet t’i ketë 37 vjet.

8-vjeçarja e kishte shënuar edhe adresën e saj, që dikush t’ia kthente mesazhin, por pas pothuajse tre dekadash, shtëpia e saj nuk ekziston më.

Falë Facebook, Humphries ishte në gjendje që të binte në kontakt me Chavez. Chavez ishte befasuar që shishja i kishte shpëtuar Uraganit Hugho më 1989.

Sipas CBS, Chavez tha:

“Kush do ta mendonte? Sa bukur është se si një gjë kaq e vogël mund të të kthejë në fëmijëri dhe në kohërat më të lumtura të jetës tënde”.

“Ishte e shkruar që shishja të gjendej. Ishte e shkruar që të bëja diçka, qoftë edhe nëse kjo ishte vetëm një mënyrë që njerëzit të kenë diçka pozitive për të thënë për disa ditë.

Mendoj se e arriti qëllimin e saj”. Pasi ta lexono do ju ftoja ti benit “like” dhe “Share” ne menyre qe ta lexojne dhe miqte tuaj.