LAJME / E Enjte 4 Tetor 2018, 15:03

Takoi mjekun gati 15 herë sepse kishte dhimbje por fjalët e mjekut rrezikuan ta linin pa këmbë

Noeleen McCormack ka folur për herë të parë në lidhje me përvojën e saj pasi mjeku i saj i përgjithshëm në Edinburg i dha vetëm codamol dhe një fletëpalosje për të luftuar ankthin kur ajo i kërkoi ndihmë.

Pavarësisht se ishte në agoni dhe pothuajse e paaftë për të ecur, ajo thotë se e takoi mjekun e saj më shumë se 15 herë, ai i tha, ?Gratë në moshën tuaj mund të imagjinojnë ndonjëherë gjëra?.

Noeleen, ishte vetëm 53 vjeç dhe dhimbja u bë aq e keqe saqë ajo përfundoi në urgjencë. Deri në atë kohë, këmbët e saj filluan të ktheheshin në ngjyrë vjollcë dhe të zezë. Specialistët zbuluan se ajo kishte një bllokim në arterien femore ? një rezultat i sëmundjes së arteries periferike.

?Unë thjesht nuk po dëgjohesha. ? mjekët thjesht thonin se ishte e gjitha në kokën time. Unë do të ngij një padi.

? tha Noeleen :? Unë lavdëroj Zotin që kam ede këmbët. Kirurgët më thanë që nëse do të kisha pritur më shumë për të ardhur, unë mund të kisha humbur të dy këmbët ose edhe të vdisja. ?Nëse kjo ka ndodhur me mua, do t?u ndodhë të tjerëve.?

Një zëdhënës i Kirurgjisë së Brunton Place tha: ?Ne nuk jemi në gjendje të komentojmë për këtë për shkak të konfidencialitetit të pacientit. Prioriteti ynë është të sigurojmë që pacientët të marrin kujdesin dhe trajtimin e duhur.

?Ne i inkurajojmë pacientët të ngrenë shqetësime ose ankesa, në mënyrë që çdo çështje të mund të hetohet plotësisht. Deri më sot, ne nuk kemi marrë një ankesë lidhur me këtë.