Pini ujë me limon për humbje peshe? Ja çfarë duhet të dini

356

Limoni në përgjithësi është një frut, i cili përdoret në kulinari dhe në receta bukurie. Shumë njerëz e fillojnë ditën me pirjen e uijt me limon, për të bërë një pastrim dhe për një lëkurë më të shëndetshme.

Efektet pozitive
Limoni i shtrydhur na jep një dozë të fortë antioksidantësh përsa i përket luftës së sëmundjeve kancerogjene. Ai gjithashtu rrit imunitetin falë një përqindjeje të lartë të vitaminës C që gjendet në të. Plus që, duke zëvendësuar lëngjet freskuese me përqindje të lartë glukoze me ujë me limon është një mënyrë për të ndaluar konsumimin e kalorive që gjenden në pijet me glukozë. Nëse uji me limon është pjesë e dietës suaj, duhet të lexoni edhe disa informacione të tjera përsa i përket efekteve anësore.

Është mirë të lexoni përpara se të keni kaluar tek pirja e filxhanit të tretë.
Limoni është një nga frutat me aciditet më të lartë, kështu që nëse jeni të prirur për urth, mund të shkaktojë shqetësim në stomak. Fanatikët e limonit duhet të kenë kujdes me dhëmbët, pasi ky frut, siç përmendëm, ka aciditet të lartë dhe veti gërryese që dëmton smaltin e dhëmbëve.

Për këtë arsye, pirja e ujit me limon duhet të bëhet në mënyrë të shpejtë.

Mos përdorni limon pa e holluar me ujë dhe mos e bëni atë zëvendësuesin e uijt gjatë gjithë ditës, pasi mund të sjellë dehidratim në raste të rralla.
Limoni, ashtu si edhe shumë fruta të tjerë përmban oksalate, që gjenden edhe në trupin e njeriut edhe të kafshëve. Nëse kjo substancë koncentrohet në lëngjet e trupit të njeriut, atëherë mund të kristalizohet dhe shkakton probleme në veshka.
Të pini ujë me limon mund të krijojë aciditet në stomak, gjë që ndihmon për tretjen e ushqimit. Por nëse ky ujë pihet në sasi të mëdha, atëherë fillon dhe irritohet sipërfaqja e mukozës së stomakut, e cila krijon dhimbje dhe shqetësime të tjera. Për këtë arsye ne këshillojmë jo sasi të tepruara të ujit me limon.