Kejsi që e vogël kishte qejf të luante me fustane me kukullat e saj.
Gjyshja e saj i dha një fustan që ajo mund të përdorte për të luajtur.
Por ai ishte shumë i bukur për Kejsin dhe e ruajti atë në dollapin e saj për një ditë speciale.
Veshja ishte një fustan të cilin e kishte veshur gjyshja e saj në mbrëmjen e maturës në fund të viteve 1950.
Më në fund, një ditë speciale erdhi në jetën e Kejsit ? diplomimin i saj në shkollën e mesme ? dhe ajo e dinte se çfarë do të vishte.
Por ajo donte ta mbante sekret nga gjyshja. Kur erdhi dita e diplomimit, ishte koha për të zbuluar këtë sekret!
Ajo po zbriste shkallët dhe gjyshja me gjyshin e saj prisnin jashtë. Ajo i kërkoi gjyshes të qëndronte në pritje dhe të mbyllte sytë.
Kur ajo hapi sytë, pa Kejsin të veshur me fustanin e saj të viteve ?50. Gjërat u bënë shumë emocionale.
Ai fustan i solli shumë kujtime të lumtura dhe ajo u prek kur e pa se mbesa e saj e kishte ruajtur dhe veshur fustanin e saj.