LAJME / E Enjte 4 Tetor 2018, 22:10

I biri i dërgon letër nga burgu, të nesërmen i vjen policia te dera me lopata në duar!

Njëherë e një kohë një burrë i vjetër jetonte me të birin. Por një ditë djali i tij u dënua ? dhe u dërgua në burg.

Burri i vjetër kishte një oborr para shtëpisë së tij ku ai kultivonte patatet.

Erdhi koha, ishte momenti për të mbjellur patatet ? por burri ishte i dobët për të bërë gjithë punën e vështirë vetë.

Ai i shkroi një letër djalit të tij në burg dhe i tregoi atij rreth situatës:

?Biri jam ndierë keq, pasi këtë vit unë nuk do të jem në gjendje të mbjell patate në kopsht.. Unë nuk dua t?i humbas, pasi nëna jote i pëlqen shumë. Por bir, unë jam i vjetër tani ? Do te doja te ishe këtu. Unë e di se me ty të gjitha problemet do të merrnin fund?

Me dashuri Babi.?

Pak ditë më vonë, plaku mori një telegram me një përgjigje të shkurtër:

?Babi ? !!! Mos e gërmo kopshtin sepse aty unë kam gërmuar dhe fshehur të gjitha armët ? !!!?

Të nesërmen në mëngjes, burri i vjetër pa dhe oficerët e policisë që u paraqitën në shtëpinë e tij dhe e gërmuan tërë kopshtin në kërkim të armëve.

Ata nuk ishin në gjendje të gjenin ndonjë armë kështu që ata u larguan.

I hutuar nga kjo, plaku i shkroi djalit të tij, i tha atij për gjithçka që ndodhi. Djali i tij u përgjigj:

?Babi, vazhdo mbill patatet ? është maksimumi që mund të bëj për të të ndihmuar nga këtu?.

Nëse keni vendosur të bëni diçka, keni për ta gjetur mënyrën për ta bërë atë se s?bën. Pasi ta lexoni do ju ftoja ti benit "like" dhe "Share" ne menyre qe ta lexojne dhe miqte tuaj.