Një grua e veshur thjeshtë, me fytyrë të trishtë, hyri në një dyqan, iu afrua pronarit dhe me përulësi i kërkoi nëse mund të merrte disa ushqime me kredi. Me delikatesë i shpjegoi se i shoqi ishte sëmurë rëndë dhe nuk mund të punonte, ndërsa shtatë fëmijët e saj kishin nevojë për ushqim.
Pronari nuk pranoi dhe i tha të largohej nga dyqani.
Duke ditur nevojat urgjente të familjes së saj gruaja iu përgjërua: ?Ju lutem, zotëri, do t?jua paguaj sapo të mundem?.
Pronari i përsëriti se nuk mund të jepte veresi, dhe që mund të drejtohej në një dyqan tjetër.
Në këmbë, pranë banakut gjendej një prift i ri që e kishte dëgjuar të gjithë bisedën midis pronarit të dyqanit edhe gruas në nevojë.
Prifti afrua edhe e pyeti pronarin e dyqanit nëse mund të paguante ato gjëra që gruaja do të merrte për familjen në nevojë.
Atëherë pronari, me një zë ngurrues, iu drejtua gruas: ? A e keni listën që do të bëni pazar??.
Gruaja iu përgjigj, ?Po, zotëri?.
?Mirë!?, tha më tej pronari. ?Vendoseni listën tuaj në pjatën e peshores dhe do t?ju jap aq produkte sa peshon lista juaj?.
Gruaja hezitoi një çast dhe pastaj, duke ulur supet, kërkoi në portofolin e saj një copë letër, shkroi diçka dhe pastaj e vendosi letrën në pjatën e peshores.
Pronari dhe prifti s?po u besonin syve kur panë pjatën e peshores, ku ishte vendosur letra, të ulej papritur edhe të mbetej ashtu.
Pronari i dyqanit, duke fiksuar peshoren, tha:
?Është e pabesueshme!?.
Prifti i ri buzëqeshi, dhe pronari filloi të mbushte qeset me ushqime duke i vendosur në pjatën tjetër të peshores.
Edhe pse ai vazhdonte të vendoste shumë ushqime, pjata e peshores nuk lëvizte, deri sa u mbush plot e përplot.
Pronari mbeti pa fjalë.
Në fund, mori copëzën e letrës e fiksoi dhe u bë më shumë konfuz se ç?ishte më parë, u habit krejtësisht?
Nuk ishte një listë për pazar!
Ishte një lutje, që thoshte: ?Zoti im, ti e njeh situatën time dhe i di nevojat e mia, po lë gjithçka në duart e tua!?
Pronari i dyqanit, në heshtje, i dorëzoi gruas gjithçka që kishte vendosur në pjatën e peshores.
Gruaja e falënderoi dhe doli nga dyqani.
Prifti i ri duke i dhënë një kartëmonedhë 50-tëshe, i tha pronarit: ?Tani e dimë se sa kushton një lutje?.
Emri i atij prifti ishte Karol Wojtyla.