Burri 96 vjeç kërkon divorcin nga gruaja, arsyeja lë pa fjalë

413

Martesa nuk u “konsumua”! Për këtë arsye një burrë 96-vjeçar italian kërkoi divorcin e menjëhershëm, pa ndjekur procedurat normale të ndarjes.

I moshuari i cili prej më se 10 vitesh jeton në një qendër për të moshuarit, nuk arriti të flinte asnjëherë me të shoqen në të njëjtin krevat, kështu që martesa mes tyre nuk është konsumuar.

Ajo 41 vite më e re, në vitin 2009 vendosi të martohej me të moshuarin në komunën e Lanciano, të Italisë. Pas martesës, gruaja kishte nisur përgatitjet për funeralin e të shoqit, madje i kishte gjetur edhe një vend në varreza.

Jo vetëm kaq, por në emër të tijajo kishte blerë edhe arkivolin dhe gjëra të tjera që duheshin për funeralin, si dhe kishte përgatitur një nekrologji për të shoqin, i cili ishte ende në jetë.

Por kur mësoi gjithë çfarë kishte ndodhur, i moshuari në vend të kërkonte sqarime, kërkoi divorcin. Çështja përfundoi në duart e gjyqtarit civil të Gjykatës së Lanciano, Giovanni Nappi, i cili më 5 korrik do të dëgjojë dëshminë e pronarit të shtëpisë funerale ku gruaja kishte bërë blerjet.

Deri më tani është zbuluar se për martesën mes të moshuarit dhe gruas nuk dinte askush asgjë, madje as vajzat e tij. Gruaja e kishte njohur të moshuarin, teksa negocionte shitjen e apartamentit të tij, shkruan noa.al.

Pas kësaj ajo shkoi disa herë ta vizitonte në qendrën ku jetonte i moshuari, deri sa e bindi të moshuarin, ndonëse ai nuk i dinte as mbiemrin gruas.

Sipas avokatit të të moshuarit, paratë e siguruara nga shitja e apartamentit, vetëm një pjesë e vogël kishin shkuar për vajzat, ndërsa shumën e majmë e kishte marrë gruaja, e cila synonte të përvetësonte gjithçka kishte i moshuari.