LAJME / E Mërkurë 3 Tetor 2018, 13:01

‘Babai im nuk jeton, por jetoj unë për të’, përlot dedikimi i gruas së Dr.Florit për të birin

Në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit për sindromën Down, bashkëshortja e këngëtarit të ndjerë, shumë të dashur për publikun, Dr.Florit, ka publikuar një mesazh shumë emocionues për djalin e tyre Danielin. Lexoni më poshtë shkrimin e plotë të Blerinës, që i ka përlotur të gjithë.

?Gëzuar muajin e ndërgjegjësimit të sindromës Down

Une quhem Daniel Kondi dhe jam vetem 15 muajsh. Babi im mori vesh gjithçka 3 dite perpara se une te nisja rrugetimin tim ne barkun e mamit, madje edhe emrin tim Daniel qe me pelqen kaq shume. Rrugetimi im ishte shume i bukur, siç eshte i te gjitha bebeve! Mami im me shihte shpesh kur une isha tek barku i saj permes ekos?Kisha vetem 4 muaj qe isha krijuar kur mjeku i tha mamit dhe babit se kocka e hundes time nuk dallohej mire dhe une mund te kisha nje kromozom me shume se femijet e tjere?I degjoja tek diskutonin me njeri-tjetrin madje shpesh here edhe qanin?por ata ishin mami e babi im ndaj vendosen qe une te vazhdoja te isha bebja e tyre dhe panvaresisht çdo gjeje do me donin shume.

Diten qe erdha ne jete nuk do ta harroj kurre qe babi me mori ne krahe dhe tha: ?Daniel, babi te do shume shume, ti je shume i çmuar per mua!? A nuk kam te drejte te mburrem me babin tim? A nuk kam te drejte te them se ai eshte heroi im? Ai sot nuk jeton me por ja ku jam une qe jetoj per te! Kromozomi im nuk e zvogeloi dashurine e tij per mua, perkundrazi e shtoi edhe ne shume.

Keshtu une erdha ne jete dhe njoha motren time Kaltrinen dhe tani mund te luaj me lodrat e mia, te perplas duart sa here qe me thone ?Braaavooo Daniel!?, te kercej kur degjoj kenget e mia te preferuara dhe me kryesorja te degjoj fjalet e bukura te mamit tim e cila me thote shpesh qe jam nje bekim i madh, dhurata me e bukur qe Zoti i dhuroi!?

https://www.instagram.com/p/BoZk5JPi0mQ/?hl=en&taken-by=blerina.2.3