LAJME / E Martë 2 Tetor 2018, 21:09

Qumësht dhe hudhër kundra dhimbjeve të shpinës dhe nervit shiatik

Kjo pije medicinave e krijuar nga spanjollët është quajtur një zbulim në mjekësinë alternative. Përveç se parandalon shumë sëmundje, është përdorur në trajtimin e dhimbjeve, sidomos të atyre të lidhura me nervin shiatik.

Qumështi me hudhër vepron si një antibiotik natyral, duke qenë ideal për të luftuar mikroorganizmat që përbëjnë mikrobiotën natyrale. Hudhra është e pasur me favonoide, enzima, antioksidantë, minerale e vitamina si A, B1(tiamina), B2(riboflavina), vitamina B6 dhe C, kalium, proteina, bakër, mangan, fosfor, zink, selen dhe kalcium.

Benefitet e qumështit me hudhër kundra dhimbjeve janë të pabesushem sepse roli i saj kryesor është t?i lehtësojë ato, për sa kohë disbalancat e baktereve që mbrojnë trupin janë të lidhura në një pjesë të madhe me përgjigjet inflamatore të organizmit. Në këtë zgjedhje, hudhra vepron si një burim i pasur i kalciumit, duke forcuar kockat e dhëmbët si dhe duke mirëmbajtur masën kockore.

Përmbajtja proteinike e qumështit shërben si burim energjie duke ndërtuar dhe riparuar indet e muskujve. Kaliumi ndihmon në ruajtjen e normave të shëndetshme të presionit të gjakut. Vitamina B12 ndihmon për të pasur rruza të kuqe si dhe inde nervore të shëndetshme. Vitamina A promovon një sistem të shëndetshëm imunitar, duke ndihmuar gjithashtu shikimin dhe lëkurën.

Niacina ndihmon për të metabolizuar sheqernat dhe acidet yndyrore. Qumështi me hudhër ka veti analgjezike të cilat reduktojnë dhimbjet e nervit shiatik në mënyrë efikase dhe të shpejtë, përveçse luftojnë inflamacionin si dhe eliminojnë përqendrimin e dhimbjeve, gjithashtu mund të forcojnë sistemin imunitar dhe të ndihmojnë në parandalimin e ftohjes dhe gripit.

Qumështi me hudhra gjithashtu mund të stimulojë lëngjet gastrike dhe është shumë efikas në trajtimin e gjendjeve të ndryshme të lidhura me shëndetin e stomakut. Një prej medikamenteve më të mira për të luftuar parazitët intestinalë duke u aplikuar edhe tek fëmijët.

Mësojeni si ta përgtisni këtë pije të fuqishme në shtëpi:

3 koka hudhre të grira (jo thelpinj, por bohçe të tëra hudhre)

gjysmë lugë kafeje kurkuma (shafran Indie)

¼ lugë kafeje piper i zi i sapobluar

1 gotë qumësht

Përgatitja:

Ziejni përbërësit derisa masa të trashet dhe të dendësohet pak. Fikni zjarrin dhe lëreni të ftohet. Frulojeni në frulator në mënyrë që hudra të homogjenizohet mirë. Transferojeni në një kavanoz ose kontenitor qelqi të sterilizuar me kapak që mbyllet mirë.

Si përdoret:

Pini 3 lugë në ditë. Këshillohet të merret gjithmonë pas vakteve kryesore. Personat e ndjeshëm ndaj hudhrës mund të përdorin më pak koka hudhrash. Nëse shija është shumë e fortë dhe e keni të vështirë ta pini, mund t?i shtoni një lugë mjaltë për ta ëmbëlsuar dhe për ta bërë më të këndshme.