Lypëses i zbulohet e vërteta shokuese pas vdekjes, miliona dhe flori në shtëpinë e saj

385

Historia e një lypseje është sa e dhimbshme, aq dhe e veçantë, pasi kur ajo vdiq, u zbuluan shumat e parave që ajo kishte në llogarinë e saj bankare.

Fatima Othman lypte në rrugë, pasi nuk mund të përdorte duart dhe këmbët, për shkak se ishte gjymtuar gjatë Luftës Civile Libaneze.

52-vjeçarja u gjet e vdekur, në një makinë të braktisur.

Mediat shkruajnë se dyshohet për shkak të atakut kardiak.

Pranë saj policia gjeti dy çanta me 3300 dollarë cash.

52-vjeçarja në Liban u bë e njohur disa kohë më parë, pasi në internet u shpërnda një foto, ku një ushtar i jepte ujë.

Autoritetet libaneze u surprizuan kur kontrolluan llogarinë e saj bankare.

U zbulua se lypësja kishte kursyer 1.1 milionë dollarë.

Policia gjeti librezën e saj të kursimeve në një bankë lokale, ç’ka e shtyu që të shkonte të verifikonte.

Pasuria që ajo kishte grumbulluar iu dha familjes së saj, që jeton në qytetin Ain Al-Zahab, në veri të vendit.