HISTORI PREKESE – Letra e nje nene per vajzen e saj…

194

E dashur bija ime… Nje dite, une do te plakem… Kur ajo dite te vije, e une te behem pis kur te ha, ki durim. Kujto kohen qe kam kaluar duke te ardhur prapa me pjate ne

dore… Nese kur flas me ty perseris gjithmone te njejtat fjale, mos me nderprit. Degjome, sepse kur ti ishe e vogel une duhej te te tregoja cdo nate te njejten perralle qe te flije. Kur nuk dua te lahem, mos me bertit.

Kujto kohen kur tendiqja nga pas dhe sajoja 100 histori sepse nuk doje te laheshe… Kur te vesh re mosdijen time mbi
teknologjine e re, ki durim dhe me ndihmo… Mos me shih me ate buzeqeshje ironike, por kujto se sa kohe m’u desh te te mesoja A,B,C…Nese ne nje moment nuk arrij te
mbaj mend, me jep kohe dhe mos u nervozo, por thjesht kujto se sa qindra pyetjeve te tua kureshtare duhet t’i pergjigjesha kur ishe e vogel…

Kur kembet e mia te mos me sherbejne me, mos me trajto sikur te isha nje barre per ty, me ndihmo njesoj sic une e bera kur ti ishe e vogel. Kur them qe dua te
vdes, mos u merzit… Nje dite do e kuptosh cfare me shtynte ta thoja. Do e kuptosh qe ne moshen time nuk jetohet, por mbijetohet.

Me jep pak kohe, me jep pak durim, me jep nje shpatull ne te cilen une te qaj, ashtu si ti e ke bere shume here. Me ndihmo te eci, me ndihmo te mbaroj ditet e
mia ne paqe…

Ne kembim, une do te te jap nje buzeqeshje dhe dashurine e pafund qe gjithnje kam pasur per ty. Te dua shume dhe do te lutem gjithmone per ty… Per me shume do ju ftoja te Shikonit Videon


Na ndiqni ne: