Gruaja që i Kërkoi Burrit t’i Blinte një Krëhër të Ri, dhe Burrit që i Kërkoi Gruas një Orë të Re

471

Një herë e një kohë një burrë shumë i varfër jetonte me gruan e tij.

Një ditë, gruaja e tij, e cila i kishte flokët shumë të gjatë, i kërkoi atij që t’i blinte një krehër për flokët e saj që të rriteshin më mirë dhe t’i mbante pastër. Tashmë me gjatësinë që kishin flokët e saj ishte e pamundur t’i mirëmbante pa një krëhër.

Burri u ndje shumë keq nga nevoja dhe kërkesa e gruas por iu përgjigj me gjysëm zëri: Jo.

Ai i shpjegoi asaj se ai nuk kishte para të mjaftueshme për të rregulluar rripin e orës së tij të vjetër, aq më pak të kishte para për të blerë një krëhër për gruan e tij.

Gruaja e dëgjoi me vëmendje dhe nuk insistoi në kërkesën e saj.

Të nesermën kur burri shkoi për të punuar dhe kaloi pranë një dyqani orësh, shiti orën e tij të vjetër me një çmim të ulët dhe shkoi për të blerë një krehër për gruan e tij.

Ai u kthye në shtëpi në mbrëmje me krehër në dorë, gati për të surprizuar gruan e tij të dashur, por ç’të shihte!

Ai mbeti pa fjalë kur pa gruan e tij që i kishte prerë flokët të shkurtër. Ajo kishte shitur flokët e saj të gjatë dhe mbante në dorë një rrip të ri për orën e burrit.

Lotët rridhnin njëkohësisht nga sytë e tyre, jo për kotësinë e veprimeve të tyre, por për reciprocitetin e dashurisë së tyre.

Morali i tregimit: Të duash nuk është asgjë, të të duan është diçka, por të duash dhe të duhesh nga personi që dashuron, kjo është gjithçka! Pasi ta lexonit do ju ftoja ti benit “Like” dhe “Share” ne menyre qe ta lexojne dhe miqte tuaj. Faleminderit