Dëshironi një shtëpi me erë të mahnitshme? Provoni kete recete te mrekullueshme

460

Realizimi i një parfumi në shtëpi mund të mos duket edhe aq i thjeshtë, por në të vërtetë mund të rezultojë më i lehtë se sa mendohet. Ekzistojnë disa receta të cilave mund tu referohemi për të bërë një parfum në shtëpi. Në varësi të preferencave për aromën, mund të krijohen parfume që të gjithë mund t’ua kenë zili.

Për të nisur këtë realizim do të keni nevojë për një shishe alkool (vodka), ujë të distiluar, vaj aromatik, vaj esencial si dhe një shishe parfumi bosh, ku do të vendosni fragrancën e përgatitur dhe do ta ruani atë.

Përbërësit:Vaj esencial (mund ta blini të gatshëm) në 3 nota arome (të ulët, të mesme dhe të lartë)Vodka ose alkool (1/4 të një filxhani)/Glicerinë/Ujë (2 lugë)/Pikatore/Shishe qelqi

Përgatitja: Zgjidhni tre aromat. Suhet një bazë (si kanellë, vanilje apo sandal), një mesatare ( si barbarozë, karafil, geranio apo ylang ylang) dhe një kryesore (lavandër, trëndafil, limon apo orkide).

Kontrolloni në internet efektet e çdo arome përpara se ta përzgjidhni. Për shembull, për të realizuar një parfum për dimër këshillohet përdorimi i lavandrës apo myshkut të bardhë, ndërsa për të pasur freski në aromën e parfumit këshillohet dëllënja, pisha apo dru sandali. Bashkoni vajrat duke nisur nga flagranca bazë, shtoni më pas pak aromë qendrore dhe ende më pak nga ajo kryesore. Duhet të eksperimentoni disa herë deri sa të arrini tek aroma e dëshiruar.

Përzieni 5 pika nga përzierja e vajrave në një të katërtën e një filxhani me vodka dhe lijeni përzierjen pa e trazuar për pak kohë (nga një javë në një muaj). Sa më shumë ta lini, aq më mirë realizohet përzierja dhe aq më e fortë bëhet aroma e dëshiruar.

Kur parfumi të jetë gati, shtoni 2 lugë ujë. Përziejeni dhe vlerësoni: nëse ka nevojë për ujë, shtoni edhe pak. Në fund hidhni glicerinën. Ajo do të lejojë që parfumi të zgjasë sa më gjatë. Përzieni mirë dhe hidheni parfumin që krijuat në një shishe qelqi, të cilën e keni sterilizuar mirë më parë.