Mrekulli: Pas 16 abortimesh spontane, arrin të lind fëmijën e parë

88

Kayleigh Wood, 26 vjeçare mendoi se nuk do të mund të bëhej kurrë nënë pasi që kishte humbur gjashtëmbëdhjetë fëmijë gjatë shtatëzënive të hershme, por ajo më në fund ka lindur një djalë.

Mjekët më në fund kishin gjetur vrragët e pashpjegueshme në abdomenin e saj si një shkaktar të mundshëm, dhe pas një aborti më shumë, ajo kishte mbetur shtatzënë, shkruan Metro, transmeton Klan Kosova.

“Dikur qaja tërë kohën shkaku i tërë atyre bebeve që i kisha humbur”, tha ajo.

“Por, ta mbaj birin tim në krahët e mi ishte më në fund ndjenja më e mrekullueshme që më ndihmoi ta kompensoj tërë atë dëshprim”, përfundoi nëna e lumtur.