Presidentja kroate edhe ish-presidenti historik Mesic bëjnë shqiponjën

78

Shqiponja dykrenore shqiptare është bërë hit gjithandej pas ndeshjes në mes të Serbisë dhe Zvicrës dhe golave të Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit. Të dy këta festuan golat duke bërë shqiponjën shqiptare me duart e tyre. Një shqiponjë të tillë kanë bërë edhe dy presidentët kroatë, ajo aktuale Kolinda Grabar – Kitarovic dhe ish-presidenti historik i këtij shteti dhe miku i madh i shqiptarëve Stjepan Mesic, shkruan Gazetametro.net.

Kroatët dhe shqiptarët i bënë aleatë edhe raportet që këta dy popuj kanë me Serbinë. Edhe pse kanë kaluar dy, përkatësisht tri dekada nga luftërat që shqiptarët dhe kroatët kanë pasur me serbët, raportet në mes tyre vazhdojnë të jenë pothuajse armiqësore.

Një fotografi që po qarkullon në internet, shihen të dy presidentët teksa bëjnë shqiponjën shqiptare. Nuk dihet nëse foto është aktuale, apo e bërë në ndonjë ngjarje tjetër, me miq shqiptarë të presidentëve Grabar – Kitarovic dhe Mesic.

Megjithatë, shumë shqiptarë përmes kësaj foto i kanë uruar sot Kroacisë 25 qershorin, ditën e shtetit, të shpallur në vitin 1991.

Në anën tjetër, FIFA sot dënoi Xhakën dhe Shaqirin me nga 10 mijë franga, ndërsa kapitetin zviceran Lichsteiner me 5 mijë franga.

Por dënim ka marrë edhe Serbia, edhe më shumë se sa lojtarët e Zvicrës, duke u detyruar që të paguaj 54 mijë franga.