LAJME / E Premte 22 Qershor 2018, 22:10

Pse nuk duhet t’i kulloni kurrë makaronat në lavaman?

Nëse i kullojmë makaronat dhe ujin e tyre e hedhim në lavaman, duhet të kuptojmë se po hedhim një pasuri të çmuar të cilin kuzhinierët e quajnë ?ari i lëngshëm?.

Për shkak se makaronat bëhen nga mielli, ajo lëshon niseshte kur valon, duke krijuar një lëng të bardhë. Kjo të krijon idenë sikur uji është i pistë ndaj edhe e hedhim.

Por ky është një gabim i madh.

Uji i makaronave ju ndihmon të emulgoni dhe të trashni salcën tuaj.

Emulgimi bën një ndryshim. Shumë shpesh, një pjatë spagheti rrethohet nga një pellg me ujë. Ajo ?pishina? rreth dhe buzë pjatës tuaj, shkatërron një pjatë të mrekullueshme makaronash.

Emulgimi është proçesi i përzierjes së dy lëngjeve që do të pengonin njëri-tjetrin.

Ka edhe një përfitim tjetër të përdorimit të ujit të makaronave: Duke mos shpëlarë makaronat, ju mbani një shtresë të mirë që do të lidhë makaronat me kripën, duke krijuar akoma më shumë harmoni në pjatën tuaj. Disa njerëz pohojnë gjithashtu se uji i makaronave e bën gjellën tuaj më të shijshme.

Përzierja e ujit të makaronave në salcë merr pak finesë. Por kjo sigurisht që nuk është asgjë e re, pasi prodhuesit e makaronave e kanë bërë këtë për shumë kohë.