“Nëna as bukën nuk e hante pa ne, punonim ne se babai pinte”, drama e gjashtë fëmijëve

110

Edhe pse kanë pasur jetë të vështirë dhe mes varfërisë, të paktën kishin nënën që bënte gjithçka për ta.

Tashmë, fëmijët e Adriana Shahollit që qe humbi jetën nga dora e bashkëshortit të saj Çlirim Shaholli, kanë mbetur të vetëm.

Mjerimi ka pllakosur shtëpinë e kësaj familje me fëmijët që kanë mbetur të vetëm dhe pa asnjë mundësi për tu ushqyer normalisht.

“Gjithçka është krejt ndryshe nga më përpara. Mungon kreu i shtëpisë. Mungon mamaja jonë. Tani jam unë e vëllai që do mbajmë 4 më të vegjlit. Duam ndihmë t’ia dalim mbanë. Dua të ndjek rrugën e asaj, rrugën e mamit. Ajo ka vuajtur jashtë mase. Ajo na la, iku vetëm për ne”, thotë vajza më e amdhe e fmaljes Shaholli.

Ajo tregon se Adriana, ishte si një shoqe për të. Nëna sakrifikohej dhe madje rrinte vetë pa bukë për të ushyer gjashtë fëmijët.

“Ka qenë bota për ne. Edhe bukën që e hante na priste ne, nuk e hante pa ne. Ka qenë mbështetja jonë më e madhe. Më mungon jashtë mase, ishte motra ime, bota ime, atje hapesha për gjithçka. Kisha shumë ëndrra, të punoja, të dilja jashtë, të sillja të ardhura, por tani ëndrra ime më e madhe është që motrat dhe vëllai të ecim përpara, tja dalin mbanë, për vete, gjithçka më duket e kot”, vijon rrëfimin ajo.

Më tej, vajza tregon se është në punë. Po ashtu, edhe djali I familjes ëhstë në pyunë. Po, përgjegjësia tashmë është më e madhe. Janë edhe katër motrat e vogla që kanë nevojë për mbështetje.

“Unë, vëllai dhe motra e dytë jemi në punë, tani detyrohemi akoma më shumë të mbajmë katër fëmijë, duhet të kem më shumë forcë tani që jam kreu i shtëpisë bashkë me vëllanë, duam ndihmë, sa të rregullohemi, se pastaj, do jemi të fortë, do punojmë”, shprehet vajza më e madhe e shtëpisë.

Por ndërsa babai është në burg, barra e shtëpisë i bie djalit të familjes.

“Unë punoja, babai ishte pijanec, nuk bënte asgjë, bërtiste, motrave, mamasë, nuk merrte mundimin për të bërë as gjënë më të vogël. Punonte nëna dhe ne…Na ndihmoni për të ndërtuar shtëpinë, si e shikoni është në gjendje të mjerueshme”, tregon ai./a.m./noa.al/