LAJME / E Hënë 4 Qershor 2018, 19:07

Zbulohet Balsami qe ju ndohmon te humbisni peshe, për përmirësim të kujtesës, dëgjimit dhe shikimit! Receta revolucionare e Dr. Irina Stefanovska

Doktoresga e njohur Irina Stefanovska, mjeke e njohur ruse (fitoterapeute) ka prezantuar një recetë jashtëzakonisht efektive për të cilën është shprehur:

?Falë kësaj recete, sipas të dhënave të mia, gratë kanë zvogëluar belin për 1 cm në ditë. Ky balsam eliminon yndyrnat dhe ujin e tepërt nga organizmi, përmirëson funksionin e trurit dhe kujtesën, si dhe të dëgjuarit?.

Përbërësit kryesorë të kësaj recete janë rrika e freskët, limoni dhe mjalti.

Rrika (lloj rrepe).

Rrika është një bimë shumëvjeçare me gjethe të gjelbërta, rrënjë të bardha dhe shije pikante. Vjen nga Mesdheu dhe Azia Perëndimore. Për shkak të përbërjes së saj (vitaminë C, kalium, vitaminë B1, vitaminë B6, hekur, kalcium, vitaminë B2, magnezium, fosfor) rrika përveç shijes së mirë, është e jashtëzakonshme edhe si bimë shëruese.

Vetitë e saj shëruese janë të njohura që nga grekët e lashtë. Më shumë se 1500 vjet para erës sonë ata e kanë përdorur për lehtësimin e dhimbjeve të shpinës. Rrika pastron organizmin, shpejtëson metabolizmin, eliminon lodhjen dhe më së shumti rekomandohet për diabetikët. Nxit riprodhimin dhe zhvillimin e bakterieve të dobishme në zorrë.

Lëngu i rrikës shkatërron bakteriet dizenterike, salmonelës, tuberkulozit, si dhe shumë kërpudhave që parazitojnë në njerëz dhe bimë. Rrit funksionin e organeve të tretjes duke stimuluar sekretimin e lëngjeve të stomakut dhe të zorrëve, tëmthit dhe enzimeve nga pankreasi. Rrika stimulon edhe punën e mëlçisë, stimulon punën e zemrës dhe qarkullimin, dhe përveç kësaj, është një diuretik i shkëlqyer dhe ndihmon tek reumatizmi.

Si t?i ruajmë rrënjët e freskëta?

Rrënjët mund të përdoren gjatë gjithë vitit të freskëta, nëse me kohë groposen në rërë me lagështi ose mbahen në bodrum. Nëse keni një rrënjë më të madhe, ju mund të gërryeni sasinë e duhur, kurse pjesën tjetër e mbështjellni në letër alumini dhe e ruani në frigorifer në kuti për perime.

Nëse doni që rrika e gërryer të qëndrojë e freskët edhe pas tri javësh, e përzieni me një lugë sheqer dhe 4 lugë lëng limoni ose uthull. Në një kavanoz qelqi të mbyllur, rrika mund të qëndrojë në frigorifer deri në 3 javë. Reçeta për balsam për humbje peshe e dr. Stefanovska

Përbërësit:

-125 g rrikë

-3 limona

-3 lugë mjaltë

Përgatitja:

Bluani 125 gram rrikë. Merrni tre limonat, i shtrydhni, largoni farat e tyre dhe së bashku me lëvozhgat e tyre i bluani dhe i përzieni me rrikën e bluar. Në të, shtoni tri lugë mjaltë dhe të gjitha i përzieni mirë.

Mbajeni këtë balsam në një kavanoz qelqi të mbyllur në frigorifer. Merrni një lugë çaji të vogël balsam dy herë në ditë me ushqim. Përdoreni këtë balsam për 3 javë dhe do të shihni sesa shpejt beli do zvogëlohet.