Djali i adoptuar takon për herë të parë nënën e tij biologjike pas 33 vitesh

119

Blerimi është djali i adoptuar i cili ka përlotur një Shqipëri të tërë mbrëmjen e sotme me historinë e tij.

Ai u bë pjesë e emisionit “Dua të të bëj të lumtur” për të gjetur nënën e tij biologjike.

Tereza, nëna e tij biologjike e kishte pranuar ftesën, por refuzoi ta takonte atë në momentin që iu bë prezantimi i historisë.

Ajo mbeti e shokuar megjithëse pranoi se kur kishte qenë e re kishte lindur një fëmijë, por nuk e dinte nëse fëmija kishte jetuar.

Në anën tjetër të ekranit ishte pikërisht djali i saj, Blerimi, i cili e kishte kërkuar prej vitesh. Në momentet e para Tereza e kishte shumë të vështirë këtë situatë dhe nuk pranoi që të fliste me të, madje u largua pa e parë.

Ajo pranoi ta takonte atë vetëm në prapaskenë pa praninë e kamerave.

Edhe pse pa audio, pas bashkëbisedimit, u arrit që Blerimi të shkonte në prapaskenë dhe të takonte për herë të parë nënën e tij biologjike.

Blerimi e takoi Terezën dhe i tha:

Më ke falur jetën dhe të falenderoj për këtë gjë. Çdo gjë që ke kaluar në jetë e paçsh hallall. Unë kam 33 vite që të kërkoj, por për gjithçka ta kam bërë hallall”.

Më pas Tereza takoi familjen e Blerimit, bashkëshorten dhe vajzat e tij.

Tereza e emocionuar dhe e gëzuar në të njëjtën kohë u shpreh:

Unë nuk kam ditur asgjë, por ti qenke me të vërtetë një fëmijë i mrekullueshëm!”.