Konsumoni qumesht me mjalte ? Ja perfitimet qe sjell

153

ërzierja e qumështit me mjaltin ka veti shumë të mira për organizmin e njeriut. Mjalti është përdorur prej kohësh si ilaç natyral, për shkak të vlerave ushyese dhe funksioneve të ndryshme që mbart. Nga ana tjetër, qumështi është i pasur me vitamina, minerale dhe proteina, të cilat janë të domosdoshme për shëndetin tonë.

Kombinimi i të dyjave mund të japë përfitime tek të gjithë njerëzit. Njihuni me to:

1. Pastron lëkurën.

Përzierja e qumështit me mjaltin ka veti pastruese dhe antimikrobike. Përzieni 3 lugë qumësht me një lugë mjaltë dhe me anë të një pambuku pastroni fytyrën.

2. Lehtëson tretjen.

Qumështi ka veti prebiotike që stimulojnë rritjen dhe zhvillimin e baktereve. Këto shërbejnë si ndihmë për zorrët dhe sistemin e tretjes. Ndërkohë që kombinimi i të dyjave mund të bëhet me një gotë qumësht të ngrohtë duke i shtuar dy lugë mjaltë.

3. Ndikon në qëndrushmëri.

Qumështi me mjaltë nëse pihet cdo mëngjes rrit rezistencën e trupit. Kjo sepse qumështi ka proteina dhe mjalti karbohidrate, mjaft të nevojshme për stimulimin e metabolizmit.

4. Forcon kockat.

Mjalti ka një aftësi të jashtëzakonshme për të vepruar si transportues i lëndëve ushqyese. Ndërsa qumështi është i pasur me kalcium që ndikon në shëndetin e kockave. Kjo parandalon sëmundjen e osteoporozës dhe inflamacionit.

5. Lufton pagjumësinë.

Konsumimi i një gote qumësht me mjaltë para se të shtriheni për të fjetur është mënyra më e mirë për të luftuar pagjumësinë.

6. Ngadalëson plakjen.

Kombinimi i qumështit me mjaltit ka shumë përfitime duke e bërë trupin tuaj më të shkathët dhe më rinor. Antioksidantët kanë efekt në sistemin e trupit tuaj dhe në rrudhat që krijohen gjatë plakjes.

7. Ka veti antibakteriale.

Konsumi i tyre mundëson asgjësimin e disa baktereve.


Na ndiqni ne: