LAJME / E Diel 15 Prill 2018, 23:11

Fatsjellëse apo jo?! Ja gjërat që nuk i dinit për nusepashkën

Një insekt fluturues që sa herë ndalon në duart e dikujt apo edhe në ndonjë pjesë tjetër të trupit e bën direkt atë person të shprehë një dëshirë.

Nusepashka e kuqe me pika të zeza, historikisht i ka bërë n jerëzit të krijojnë iluzione, se do t?u realizojë dëshirat dhe do t?u sjellë dashurinë e vërtetë.

Ky besim, që e ka origjinën në Suedi ndahet nga disa vende, pasi konsiderohet si një lajmëtar, mbartës i lajmeve më të mira, transformimeve, suksesit në dashuri dhe shëndet.

Sipas bindjeve, nëse ajo bie në dorë të një gruaje të martuar, kjo do të thotë se do të ketë më shumë fëmijë sesa numri i pikave që ka ky insekt i vogël.

Nga ana tjetër, besohet se nëse një Nusepashkë bie në një person njofton se do të sjellë fat të mirë dhe nëse personi është dikush që vuan nga një sëmundje, është një shenjë e mirë që do të thotë se së shpejti do të shërohet.

Madje mjekët në vitin 1800 e përdorën këtë insekt për të kuruar fruthin.

Po ju a besoni?

#Shperndaje