Ja si duhet të flejmë. Ky eshte pozicioni më i mirë i gjumit

226

Ska dyshim që gjumi është shumë i rëndësishëm. Por nuk ka të bëjë vetëm me të fjeturit shumë, është gjithashtu në lidhje me përpjekjen për të mbajtur një orar të gjumit që është në harmoni me orën tuaj të trupit, ose ritmin cirkadik.

Mund të ndodhë të keni fjetur pak dhe kështu do të zgjoheni të lodhur dhe do e keni të vështirë të përqendroheni ditën tjetër. Por edhe kur mendoni se keni bërë gjithçka drejtë, keni shkuar në shtrat në kohë dhe keni pasur tetë orë të mira të gjumit, mund të zgjoheni ende të lodhur dhe të irrituar.

Sipas ekspertëve të gjumit, kjo mund të vijë si pasojë e mënyrës së fjeturit.

Shelby Harris, një ekspert i gjumit dhe profesor në Kolegjin e Mjekësisë Albert Einstein tha se nëse pozicioni juaj i gjumit nuk është i duhuri, ju duhet ta ndryshoni atë. Shumica e njerëzve flenë në njerën anë, ose në të majtën ose në të djathtën e tyre, por kjo mund të sjellë dhimbje të shpatullave. Madje fjetja në anën e djathtë shkakton urth.

Dhe e shtrira me stomak shkakton presion në gjithë trupin tënd dhe do të rrisë shanset për t’u zgjuar me dhimbje të muskujve. Vetëm 7% e njerëzve flenë kështu.

Pozicioni më i mirë i gjumit është e shtira me shpinë, vetëm 8% e njerëzve flenë kështu. Redukton dhimbjet dhe nuk shkakton urth sepse koka është e ngritur mbi gjoksin tuaj. Por rrit shanset për të gërhitur


Na ndiqni ne: