LAJME / E Mërkurë 4 Prill 2018, 00:12

Vajza 2-vjeçare bëhet blu në fytyrë dhe fillon të vjellë gjak, tragjikisht pak orë më vonë humb jetën… (prindër lexojeni)

Kur dikush vdes, kjo është gjithmonë e tmerrshme, por kur bëhet fjalë për një fëmijë, është edhe më keq; për më tepër, nëse vdekja ka ndodhur për shkak të një aksidenti ose diçka që mund të shmangej, është edhe më tragjike.

Për fat të keq, Stephanie dhe Brian Florer kanë përjetuar këtë situatë të jashtëzakonshme në lëkurën e tyre, pasi vajza e tyre, Brianna Florer, vdiq në moshën vetëm dy vjeçare, dy ditë pas Krishtlindjes, shkruan ShkodraNews.

Kent Vice, gjyshi i Brianna, i tha gazetës ?The Oklahoman? se foshnja në ditët para vdekjes së saj ishte e lodhur dhe kishte pak ethe, shkruan ShkodraNews. Megjithatë, për shkak se ethet nuk ishin të larta, prindërit mendonin se së shpejti do të përmirësohej.

Por vetëm dy ditë pas Krishtlindjes, foshnja filloi të nxirrte gjak nga goja dhe papritmas u bë blu në fytyrë, prandaj prindërit menjëherë thirrën ambulancën; Gjendja e Brianna-s ishte shumë kritike dhe duhej të operohej urgjentisht.

Për më shumë se dy orë, mjekët u përpoqën të ndalonin gjakderdhjen, por tashmë ishte tepër vonë.

Brianna nuk ia doli dot.

Vajza e vogël kishte gëlltitur një bateri të vogël, lëngu acid i së cilës i kishte shpërthyer ezofagun dhe i ka shkaktuar gjakderdhjen vdekjeprurëse. Mendohet se foshnja e kishte gëlltitur baterinë të paktën 6 ditë para vdekjes.

Ekspertët thonë se në shumicën e rasteve bateritë janë në gjendje të nxirren nga trupi pa shkaktuar dëme, problemi lind kur ato fillojnë të sekretojnë substancën alkaline.

Familja e Brianna-s së vogël është shkatërruar plotësisht, por ajo shpreson që vdekja e vajzës së tyre të dashur mund të ndihmojë që sa më shumë njerëz të jenë të vetëdijshëm për këtë rrezik të vogël, por vdekjeprurës.

Ata këshillojnë të gjithë t?i kushtojnë vëmendje të madhe kur fëmijët luajnë me objekte që përmbajnë këto bateri të vogla, sepse vetëm një sekondë mund të mjaftojë tu marrë jetën.

Ndani këtë histori për të informuar të gjithë për rrezikun