Ai u kritikua për urimin që i bëri gruas për ditëlindje, William Levy shpërthen ndaj fansave

172

William Levy dhe Elizabeth Gutierrez janë dy yjet e telenovelave latine që prej shumë vitesh janë të martuar e prindër të dy fëmijëve. Ndonëse vitet kalojnë ata kanë mbetur sërish si një nga çiftet më të bukur të showbizit dhe shumë të komentuar.

Keto dite, Elizabeth mbushi 39 vjeç dhe për ditëlindjen e saj u bë një festë në një jaht luksoz.

William e uroi të shoqen duke postuar thjesht një foto të tyre në Instagram, por pa ndonjë dedikim, gjë që u kritikua nga fansat.

Aktori duket se nuk ka duruar më dhe i ka kthyer përgjigje njëri prej komentuesve.

“Për të gjithë ata që presin t’i them gruas time ato që kam për t’ia thënë në Instagram, më lini tju tregoj se jeni gabim. Ato që kam për t’ja thënë ja them personalisht, pasi dhe ne kemi një jetë private. Qëllimi i fotos ishte për të ndarë diçka me ndjekësit tanë. Jeta jonë nuk është një reality show. Zoti ju bekoftë”, ka shkruar William Levy.



Na ndiqni ne: