Keto shenja te horoskopit nuk i kontrollojne dot nervat, mos u dilni para

96

1.DASHI:

Është e kotë ta mohoni, Dashi është shenja më impulsive e gjithë zodiakut. Të lindurit nën këtë shenjë kanë si planet udhëheqës Marsin, i cili njihet ndryshe si planeti i veprimit. Dashi reagon në mënyrë thuajse instiktive aq sa shpeshherë është e vështirë tan dash nga ky tipar shpërthyes i karakterit të tij. I pëlqen të thotë fjalën e fundit të parën.

2.BINJAKËT:

As Binjakët nuk mbeten prapa kur bëhet fjalë për impulsivitetin. Duke qenë se janë të pavendosur, ata shpesh kalojnë nga një situatë në tjetrën pa marrë parasysh pasojat fare. Janë njerëz që mund të thuash pa frikë “shkojnë nga fryn era” dhe nuk e mendojnë dy herë.

3.AKREPI:

Plutoni dhe Marsi janë planetët udhëheqës të të lindurve nën shenjën e Akrepit, kështu që e merrni vetë me mend si janë ata. U pëlqejn të kundërshtojnë këdo dhe gjithçka, si dhe të vendosin gjithmonë pikat mbi “i”. Në përgjithësi Akrepat torturojnë veten me shumë pyetje dhe si rrjedhojë veprojnë pa reflektuar.


Na ndiqni ne: