Disa maska per fytyren tuaj

232

Për të patur një fytyrë të shëndetshme dhe të hidratuar, duhet që të prëdorni herë pas here produkte natyrale në përmbajtjen e maskave që aplikoni në fytyrë. Për këtë mund të përdorni dis nga këto receta:

1) Maskë për fytyrën me kos dhe mjaltë
Përzieni dy ose tre lugë kos me një lugë çaji mjaltë. Aplikojeni atë në fytyrë të pastër dhe të thatë, duke shmangur zonën rreth buzëve dhe syve. Nëse bie në kontakt me buzët ose sytë, lajini me ujë të bollshëm. E lini të pushojë për 15-20 minuta dhe pastaj shplajeni fytyrën me ujë të ngrohtë.

2) Maskë për fytyrën me mollë dhe tërshërë
Qëroni dhe copëtoni një mollë derisa të keni marrë një pure. Puresë së mollës i shtoni dy lugë mjaltë dhe një lugë tërshërë, duke i përzierë përbërësit shumë mirë. Masën e përftuar e aplikoni në fytyrë dhe e lini të pushojë 15 minuta para se ta shplani.

3) Maskë me luleshtrydhe
Për të përgatitur një maskë me këtë produkt mjafton të merrni dy ose tre luleshtrydhe, copëtojeni dhe i përzieni me një ose dy lugë mjaltë dhe një lugë çaji lëng limoni. Përhapeni maskën në fytyrë në një shtresë të hollë dhe e lini për disa minuta para se ta shplani.

4) Maskë për fytyrën me kastravec
Për të përgatitur këtë maskë për fytyrën tuaj, e rekomanduar për ribalancimin e lëkurës së kombinuar, ju duhet të keni një gjysmë kastraveci dhe një lugë gjelle kos të thjeshtë. Priteni kastravecin në feta dhe bashkë me kosin futeni në blender dhe e përzieni deri sa të krijohet një masë homogjene. Aplikojeni maskën në fytyrën tuaj dhe e lini të pushojë për 15-20 minuta para se ta shplani.


Na ndiqni ne: