Si të ushqehesh për një trup në formë

104

Trupat tonë paraqiten në forma dhe madhësi të ndryshme, duke qënë se ushqehemi në mënyra të ndryshme, kemi specifika të organizmit të ndryshme dhe konstrukt të ndryshëm nga njëri-tjetri. Më poshtë po ju tregojmë disa ushqime që mund t’i përdorni për të mbajtur në formë trupin tuaj.

1. Forma e trupit si Molla
Kjo formë trupi tenton që të mbledhë gjithë peshën tek zona e belit. Këmbët dhe krahët janë shpesh të hollë dhe pa ndonjë peshë të madhe. Për të hequr masën e shtuar të belit duhet të ushqeheni me proteina të bastra (pulë, mish i kuq, peshk) dhe ushqime të tjera si vezë, avokadro, arra, fara, gjalp kikiriku, vaj kokosi, etj)
Eleminoni kafen dhe pijet me kafeinë.

2. Forma e trupit si Dardha
Kjo formë trupi tenton t’a mbledhë peshën tek vithet dhe kofshët. Ky lloj trupi e ka të vështirë të bjerë në peshë dhe i duhet pak angazhim për t’u ushqyer sa më mirë. Ju duhet të konsumoni ushqime të pasur me fibra si frutat, kuinoa, oriz ngjyrë kafe. Eleminoni djathin, produktet jo organike dhe mishin që përmban hormone, kafeinën dhe alkoolin.

3. Piramidë e përmbysur
Kjo formë trupi ka shpatulla të gjera dhe ngushtohet drejt belit. Përgjithësisht kanë pak masë muskulore në pjesën e sipërme të trupit. Këto persona duhet të konsumojnë mëë tepër karbohidrate komplekse dhe suplementë me pak yndyrë, lëngje nga perime të freskëta, gjethe jeshile dhe fruta me fibra të larta.


Na ndiqni ne: